-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Albin Kurti: Kujtojmë ata që punuan e luftuan për lirinë e pavarësinë

Kryesoret

Në 14-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti uroi qytetarët.

“Teksa kremtojmë e festojmë, gëzohemi dhe e urojmë njëri-tjetrin, nuk kemi se si të mos kujtojmë e përkujtojmë ata që punuan dhe luftuan për lirinë e popullit dhe pavarësinë e vendit ka thënë Kurti duke treguar se pas ngritjes së flamurit nga kryeqyteti do të shkojnë në kryeqendrën e kryengritjes të popullit, te kompleksi “Adem Jashari”, tha Kurti.

Edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar qytetarët e vendit në përvjetorin e 14-të të Pavarësisë. Konjufca ka kujtuar të rënët për lirinë e Kosovës.

Kryeparlamentari ka thënë se do ta shënojnë këtë ditë të rëndësishme me aktivitete të shumta.

Akti i ngritjes së flamurit sot shënon nisjen e aktiviteteve për nder të pavarësisë.

Gjatë ceremonisë së kryer nga Garda Ceremoniale e FSK-së, të pranishëm kanë qenë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit