-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Inceneratorët, vjedhje klasike, ka një zinxhir hajnash

Kryesoret

“Afera e inceneratorëve është më klasikja e një vjedhjeje, e cila ka një zinxhir hajnash, me në krye kryeministrin Edi Rama”.

Kështu u shpreh në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend ish-kryeministri Sali Berisha. “Është tragjike që në Parlament po përdoret në mënyrën më të papranueshme korrupsioni si mburojë. Ky Parlament po degradon çdo ditë e më shumë”.

“Dhe kjo jo se unë e konsideroj atë njeriun më të rrezikshëm për vendin, por sepse ai është arkitekt i kësaj afere, ndër më të turpshmet dhe kriminalet në historinë e këtij vendi”, shtoi ish-kryeministri.

Sipas Berishës, hetimi parlamentar dhe ai i SPAK-ut po “përpiqen që të varrosin çështjen”.

“Ju sjellin para syve Gugalle e Zoto, për të mbuluar hajdutët e vërtetë. Asnjë qindarkë nuk lëvizte dot pa miratimin e Edi Ramës. Kjo është aferë monstruoze, që do të zgjidhet vetëm nga qytetarët. Ndaj, u bëj thirrje atyre që të përgatitemi për protestat më të fuqishme, për të shpartalluar këtë përpjekje djallëzore për të mbuluar aferën më të madhe të zbuluar deri tani”, u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit