Shoferi i një autobusi në Tiranë ka përplasur një këmbësore ditën e sotme dhe është arrestuar nga policia .
Sipas policisë kjo e fundit ndodhet në spital ku aktualisht është nën kujdesin e mjekëve ndërsa nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.
“G. I., 62 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin autobus, ka aksidentuar shtetasen L. A., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
/5pyetjet.al