Në ceremonin e 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani në fjalimet e tyre nuk e kanë përmendur emrin e ish-kryeministrit Hashim Thaçi dhe të ish-presidentit Fatmir Sejdiu.
Lidhur me këtë çështje, në një intervistë për Kanal 10 ka folur ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka thënë se në raste të tilla, duhet të vlerësohet kontributi i çdo njërit edhe i zotit Thaçi sepse ai e ka lexuar deklaratën e Pavarësisë.
“Unë mendoj se në raste të tillë duhet të vlerësohet kontributi i çdo njërit, edhe kontributi i presidentit Thaçi, përkatësisht Thaçit si kryeministër i vendit sepse ai atëherë e ka lexuar deklaratën e pavarësisë. Edhe kontributi i presidentit Fatmir Sejdiu, edhe kontributet e të gjithë atyre që kanë punuar dhe ndihmuar për pavarësi, sepse historia nuk mund të rishkruhet mbi bazën e një mandati, apo të qenunit në një moment të caktuar në qeveri apo presidencë. Askush nuk mund ta zhbëjë faktin që në aktin e shpalljes së pavarësisë ka qenë edhe z. Thaçi, ka qenë edhe z. Krasniqi, z.Fatmir Sejdiu si president, prandaj unë mendoj që meritat e tyre janë aty”, ka thënë Isa Mustafa./5pyetjet.al