Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës së paralajmëruar më 18 maj për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe dhe dhënien e provimit të jurispodencës në po këtë gjuhë në Maqedoninë e Veriut, me anë të një postimi në faqen e tij facebook ka reaguar pas pamjeve dhe brohoritjeve në gjuhë maqedonase të një grupi të Forcave Speciale në Kumanovë me moton “Këtu ka vetëm Maqedoni, le ta mësojnë të gjithë”.
Pikërisht dy ditë para protestës së studentëve shqiptarë për gjuhën shqipe, një tog i një formacioni të policisë speciale të RMV-së, me shumë brohoritje nacionaliste parakalon nëpër lagje urbane nëpër Kumanovë.
Dyshimet janë nësë dikush synon që të dërgon ndonjë mesazh kërcënues apo “rastësi”.
Përgjigja nga ne do të ishte e qartë: ne vazhdojmë në çdo formë dhe rrugë paqësore e demokratike drejt realizimit të së drejtës sonë legjitime – Gjuha shqipe zyrtare.
Rikujtim: Çdo herë kur rregjimi jugosllav tentonte të shtypte ndonjë lëvizje studentore, ajo bëhej edhe më e fuqishme!
Diversiteti kulturorë gjithmonë ka qenë vlerë e shtuar e këtij shteti.
Ndërsa kohezionin ndëretnik gjithmonë e kanë rrezikuar pikërisht ata që është dashur ta kultivojnë – shteti.
Le të kujdesemi për shtetin lojal dhe demokratik për të gjithë, duke ruajtur orientimin Euro-Atlantik të vendit si kurs i vetëm në kontekstin gjeopolitik të Maqedonisë së Veriut.