Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni me anë të një postimi në rrjetin e saj X ka thënë se Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet pa taksa dhe pa kufizime nga Irani.
Sipas Melonit Italia është e gastshme të kontribojë për një zgjidhje të mundshme sapo të krijohen kushtet e duhura.
Reagimi i Melonit
Jemi të bindur se një zgjidhje e qëndrueshme për krizën duhet të bazohet në disa shtylla. E para është rihapja e Ngushticës së Hormuzit, pa taksa apo kufizime diskriminuese, sepse prosperiteti jo vetëm i Mesdheut dhe i Gjirit, por i të gjithë botës, varet nga liria e lundrimit.
Italia është gati të bëjë pjesën e saj për të kontribuar, sapo të krijohen kushtet e duhura, në sigurinë e lundrimit, duke ndjekur hapat e asaj që është bërë tashmë në Detin e Kuq dhe Oqeanin Indian me misionet Aspides dhe Atalanta.









