-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Provokacija”, Serbia ngre komisionet zgjedhore në Kosovë për presidencialet e prillit

Kryesoret

Pavarësisht zotimit të qeverisë së Kosovës se nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe, siç ndodhi në  referendumin e 16 janarit, një muaj më vonë, Serbia nuk do t’ia dijë për këtë.

Shteti serb ka sfiduar “nervat” e qeverisë së Kosovës edhe një herë.

Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbisë ka vendosur që të themelojë komisione lokale zgjedhore nëpër qytetet e Kosovës.

Vendimi i njoftuar nga media “Danas”, thotë se do të themelohen komisione lokale në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjilan e Gorë.

Një ndërhyrje e tillë e Serbisë u bë e ditur që  kur u ndal referendumi i janarit.

Qytetarët serbë kishin paralajmëruar se asgjë nuk do t’i ndalte të votonin nga Kosova në zgjedhjet presidenciale të 3 prillit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit