Në Këshillimin Kombëtar, qytetarët janë pyetur lidhur me çështjen nëse duhet apo jo të legalizohet kanabisi.
Kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë në facebook videon , ku tregohet se si janë përgjigjur disa nga qytetarët lidhur me këtë çështje.
“Ja disa përgjigje me video për pyetjen nëse Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak.
Ju ftoj të dëgjojmë njëri-tjetrin me anë të pyetësorit #KëshillimiKombëtar“, shkruan Rama ne Facebook.
/5pyetjet.al