Mister në Vlorë. Gjetja pa jetë e një ushtaraku ka vendosur në lëvizje autoritetet lokale që po hetojnë pistën e vrasjes.
Altin Alikaj 46-vjeç ishte zhdukur 8 ditë më parë dhe për arsye se prindërit nuk arritën që të lidheshin në telefon erdhën me urgjencë nga Greqia.
Në momentin që hapën derën e shtëpisë, gjetën trupin e parë. Nga konstatimi paraprak, prindërit e ushtarakut thanë se kishte plagë në kokë dhe pranë tij në shtëpi është gjetur një sëpatë me gjak.
Gjithashtu mësohet se automati i dritave është ulur dhe qentë e fqinjëve janë helmuar. Detajet të çojnë drejt pistës së vrasjes së organizuar. Por ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen.
/5pyetjet.al