Këshilltari i sekretari amerikan të shtetit, Antony Blinken, Derek Chollet, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Chollet përmes një postimi në Twitter, tha se gjatë kësaj bisede kanë folur edhe për zgjedhjet e prillit të Serbisë.
“Telefonatë fantastike me kryeministrin Albin Kurti. Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur për sovranitetin e Kosovës. Përpara kemi zgjedhjet e Serbisë në prill, u diskutuan rastet kur shtetet e OSBE-së kanë rënë dakord me kërkesat e shteteve të tjera për t’u lejuar votimi fizikisht. Falënderoj Kosovën për bujarinë e saj, duke pritur afganët”, ka shkruar Chollet në Twitter./5pyetjet.al