Nga Dylber Balla
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme i la afat kreut të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, që deri nesër, pra ditën e hënë t’i japë Komisionit Hetimor për Inceneratorët informacion lidhur me të dhënat e sistemit TIMS.
Ultimatumi i liderit të PD-së, erdhi pasi Jorida Tabaku u ankua se nuk i kanë marrë ende të dhënat e sistemit TIMS për lëvizjet e ministrave, ndaj dhe Basha i dha ultimatum Nanos që deri ditën e hënë të japë të dhënat.
Por si qëndron e vërteta e kërkesave?
“5pyetjet.al” kontaktoi drejtorin e përgjithshëm të policisë, Gledis Nano, i cili u shpreh se institucioni që ai drejton, u ka kthyer përgjigje të gjitha kërkesa që ka bërë komisioni hetimor.
“Ne përgjigjen tonë e kemi dhënë. Policia e ka dhënë me shkrim përgjigjen në funksion të kërkesave të komisionit.
I ka të ndara policia detyrat. E ka të përcaktuar me ligj, e ka detyrim që të kthejë përgjigje si për institucionet dhe për qytetarët.
Janë bërë disa kërkesa dhe të gjithave u kemi kthyer përgjigje.
Nëse është një kërkesë që është dërguar përpara disa ditëve, e kemi në proces dhe do ta kthejmë” tha ai.
Lulzim Basha tha më tej sot se ndalimi i raportimit të të dhënave të sistemit TIMS nuk është bërë me urdhër të Nanos, por me urdhër politik nga lart duke nënkuptuar Edi Ramën.
“Nuk ka lidhje fare, as nuk kam ndërmend të merrem për këtë pjesë” deklaroi Nano.
/5pyetjet.al