Një 72 vjeçare nga Korça, ka humbur kontaktet prej 8 ditësh me familjarët e saj. Sipas Fax News , 72 vjeçarja me iniciale H.Q. është larguar nga banesa në datën 11 Shkurt, ndërsa bashkëshorti ka denoncuar në komisariatin e Korçës një ditë më pas. Dyshimet e familjarëve janë se ajo është mbytur në ujërat e liqenit të Pogradecit, pasi nga informacionet e marra prej tyre, kjo shtetase është futur në liqenin e Pogradecit dhe nuk është parë më të dalë prej tij.
Policia e Korçës në bashkëpunim me atë te Pogradecit, po hetojnë për rastin në fjalë. Efektivët po bëjnë kërkime në të afërmit, rrethi shoqëror, duke marrë edhe deklarimet e të njohurve të 72 vjeçares por ende asnjë rezultat. /5pyetjet.al