Kryetari i PD-së, Lulzim Basha akuzoi Erion Veliajn se ka detyruar ndërtuesit që të depozitojnë dherat te inceneratori i Sharrës në Tiranë duke u marrë 40 mln euro.
“Do të kujtoj aferën e dherave të Erion Veliajt, 40 mln euro. 40 mln euro përllogaritet vlera që u merret ndërtuesve për dhera, ku ndërtojnë gropën dhe i çojnë atje dhe pastaj kur u duhet prapë për të mbushur gropën, i blejnë prapë. Prandaj 40 mln euro. Me çfarë, si është ndërtuar, ky mekanizëm, se e denoncoi edhe Luigj Aleksi, kryetari i shoqatës së ndërtuesve” tha ai.
Pak ditë më parë, denoncimin e bëri kryetari i shoqatës së ndërtuesve Luigj Aleksi i thirrur si dëshmitar nga komisioni hetimor për inceneratorët ku deklaroi se Bashkia Tiranë i detyronte ndërtuesit që të depozitonin dherat dhe inertet në Inceneratorin e Tiranës pa një dokument zyrtar, por duke i kërcënuar me lejet e ndërtimit.
/5pyetjet.al