Kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë se provat sugjerojnë se Rusia po planifikon luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945, në një intervistë me BBC nga konferenca e sigurisë në Mynih.
Kryeministri tha se presidenti amerikan Joe Biden u kishte thënë udhëheqësve perëndimorë se inteligjenca zbuloi se forcat ruse synojnë të nisin një pushtim që do të rrethojë kryeqytetin ukrainas, Kievin.
Sipas Johnson, trupat ruse nuk po planifikonin vetëm të hynin në Ukrainë nga lindja, nëpërmjet Donbasit, por nga Bjellorusia dhe zona përreth Kievit, shkruan Guardian.
“Të gjitha shenjat janë se plani tashmë në disa kuptime ka filluar. Njerëzit duhet të kuptojnë koston e madhe në jetën njerëzore që mund të sjellë”, tha Johnson.
“Kam frikë të them se plani që po shohim është për diçka që mund të jetë me të vërtetë lufta më e madhe në Evropë që nga viti 1945 vetëm në aspektin e shkallës së madhe”.
Njerëzit duhet të marrin parasysh jo vetëm humbjen e mundshme të jetës së ukrainasve, por edhe të “rusëve të rinj”, shtoi Johnson.
Johnson foli pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe u tha liderëve botërorë në një fjalim se çdo pushtim i Ukrainës nga Rusia “do të jehon në mbarë botën”./5pyetjet.al