Një person ka ndërruar jetë mbrëmjen e së hënës në Lushnje.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30, në fshatin Mizë, ku shtetasi E. A., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Porche” ka përplasur një këmbësore, shtetasen N. H., 69 vjeçe.
Këmbësorja është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Është shoqëruar drejtuesi i mjetit në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.