-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Debat i fortë te “inceneratorët”, Tabaku paralajmëron Felaj: Do të nxjerr jashtë me gardë

Kryesoret

Komisioni hetimor për inceneratorët është përfshirë nga debatet e forta mes shumicës dhe opozitës, pasi n/kryetarja nga PS, Ermonela Felaj bëri “zhurmuesen” duke tentuar, sipas Tabakut, të prishë mbledhjen e komisionit, në javën më të rëndësishme, pasi të mërkurën pritet që të dëshmojë Edi Rama.

Debati

Luciano Boci: Më pëlqen që jeni kaq qesharakë dhe bëni show. Publiku e gjykon shumë mirë. Ne kemi nxjerrë me dokumente dhe dëshmitë kanë provuar se ka një procedurë korruptive. Po na zbulon ti? Që vjen pas një jave dhe që armiku i këtij komisioni, qenka Tabaku. Zonja Tabaku ndërpre fjalën ose 5 minuta pushim.

Jorida Tabaku: Është i papranueshëm sulmi i Felajt ndaj SPAK-ut që po bën dhe është e paprecedentë kjo që po ndodh. Ka ardhur me porosi politike për të bllokuar komisionin. Do i kërkoj gardës, që të marrë dhe shoqërojë Felaj nëse prish komisionin.

Luciano Boci: Zonja Felaj duhet të shohë pozicionin e saj përpara se të ngrejë gishtin e akuzës. Je në konflikt të hapur interesi, pasi në pozicionin e ish-ministres, ke dhënë mendim me mos veprim dhe bën pjesë në aferën e inceneratorëve. SPAK nuk është fëmijë dhe nëse ndihet i intimiduar futet vetë. Ruani qetësinë të dëgjojmë faktet dhe dëshmitarët.

Jorida Tabaku: Të nderuar kolegë me qetësi. Zonja Felaj të tërheq vëmendjen për herë të dhjetë.

Etjen Xhafaj: Kjo është e paimagjinushme. A më the do të jap fjalën? Po na mbyllni mikrofonin, cfarë të bëjmë ne, të ulërasim?

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit