-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debati për inceneratorët, Zhupa- Felajt: Je në konflikt interesi, do të vijë radha edhe ty

Kryesoret

Deputetja demokrate Ina Zhupa e akuzoi sot n/kryetaren e komisionit hetimor për inceneratorët, socialisten Ermonela Felaj se është në konflikt të hapur interesi dhe duhet të largohet nga komisioni, pasi kur ka qenë ministre ka firmosur për procedurat e ngritjes së impiantit të trajtimit të mbetjeve.

“Jemi vendosur përpara…nuk ka asnjë arsye, nuk më intimidon. Unë e kuptoj që po bëhet gjithçka sot, e di unë ku e kanë procedurën. Zonja Tabaku duhet të jeni shumë e lumtur që u kanë çuar në SPAK për korrupsionin e tyre dhe kreun e SPAK-ut duan ta intimidojnë duke e vendosur përpara një vepre penale që ju ka takuar ju. Ju po bëni zhurmuesin për procedurë, mos përdorni komisionin.

Ndoshta do ju vijë radha, se edhe ju keni firmosur dhe jeni në konflikt të pastër interesi. Kur munguar e keni kuptuar konfliktin e interesit dhe nuk duhet të ishit këtu, por ju keni marrë kohë për të bërë një mbrojtje politike, për të mos lejuar politikanët për të dëshmuar. Por duhet të kishin firmosur deklaratën për konflikt interesi dhe të mos qëndronit në këtë komision” tha Zhupa.

Valbona Ballgjini, ish-anëtare e Komisionit të Prokurimit të  Inceneratorit të Tiranës nuk pranoi që të dëshmojë, pasi u justifikua me faktin se ka folur përpara SPAK-ut.

“Jam thirrur disa herë në SPAK për të dëshmuar. Unë kam ardhur në respekt të këtij komisioni, por nuk mund të jap asnjë detaj për këtë procedurë, duke qenë se jam thirrur në SPAK dhe më kanë thënë që është pjesë e sekretit hetimor” tha ajo.

“Po refuzon të dëshmojë, po kryen vepër penale. Ju falënderoj që erdhët dhe u paraqitët, do ta mbyll dhe fillojmë në 13:00 me kryetaren e bashkisë së Durrësit” tha Tabaku.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit