Regjisori i “Big Brother VIP Albania”, Eduart Grishaj ka folur për eksperiencën e tij në program dhe se si ndihet tani që do të bëhet baba për herë të dytë.
Gjatë një interviste për “Wake Up”, Eduarti u shpreh se produksioni është përpjekur të kujdeset për konkurrentët në mënyrë maksimale.
Ai gjithashtu ka treguar se momenti që e ka prekur më shumë ka qenë dalja e Fifit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
“Jemi përpjekur të kujdesemi për të gjithë konkurrentët. Një nga momentet që mua personalisht më ka prekur shumë, ka qenë mënyra e daljes së Fifit, pasi ishte gjithë ajo artiste. Shumë e rëndësishme, pavarësisht përplasjeve që kishte.
Ajo që ka dalë nga parashikimet ishte Beniada, që nuk është lidhur brenda shtëpisë, pasi ajo është pa komplekse edhe nuk pritej. Java e fundit e emisionit ka qenë shumë e fortë. Janë numëruar 400 mijë vota për finalistin. Unë personalisht nuk e kam ditur kush fiton deri në momentin që kam parë zarfin.”, u shpreh Eduarti.
Kur u pyet se cili nga banorët e “Big Brother VIP”, ka qenë i preferuari i tij, ai u shpreh për Elhaid Cufin.
“Elhaid Cufi ka qenë. Asnjëherë nuk e tradhtova”, tha ai.
/5pyetjet.al