Sherr masiv në Tiranë, përdoren edhe mjete të forta. Policia jep detajet
Sherr masiv mes 12 të miturve në Tiranë, përdoren edhe mjete të forta. Policia jep detajet
Një sherr banal ka përfunduar në një konflikt me grushte dhe me përdorimin e mjeteve të forta mes 12 të miturve në Tiranë.
Policia e kryeqytetit bën me dije se shtatë prej tyre janë tashmë në hetim nga Prokuroria, por nuk bëhet e ditur akuza që është ngritur për ta.
Ndërsa pesë të tjerë, janë shpallur në kërkim tha policia.
Në njoftimin e saj të shkurtër policia nuk bën me dije më tepër detaje lidhur me ngjarjen. Nuk dihet nëse ka pasur të lënduar nga sherri masiv.
Njoftimi
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, për 7 shtetas të mitur, dhe po punojnë për kapjen e 5 bashkëmoshatarëve të tyre, pasi për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me grushte dhe mjete të forta.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. – përfundon në deklaratën e saj policia.
/5Pyetjet.al