Zëvendës ministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi ka thënë se ish ministri Pal Lekaj do të ketë një ‘mal’ me akuza në rastin e Bechtel Enka.
Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se ka ‘zbuluar’ se si Pal Lekaj në kohën sa ka qenë ministër i paska ndarë edhe 44 milionë të tjera për këtë kompani, përveç 53 milionëshit.
Durmishi ka thënë se i përfshirë në këtë ‘aferë’ është edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, në atë kohë shef i qeverisë.
Postimi i plotë i Durmishit: