-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Burg ish-ministrit/ Avokati e sqaron te “5Pyetjet.al”: E vërteta e “53 milionëshit”

Kryesoret

Gjykata Themelore në Prishtinë pak ditë më parë dënoi ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj me 3.8 vite burg për rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel-Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”. Por çfarë është ky rast dhe si qëndron e vërteta sipas ish-ministrit?

“5Pyetjet.al” zhvilloi një bisedë me avokatin e tij, zotin Musa Damati, i cili tha se kemi të bëjmë me një shënjestrim të qartë, pasi sipas tij, kanë qenë qeveritë e kaluara që e kanë hedhur si “patate të nxehtë”. Për klientin e tij, u shpreh se Lekaj vetëm rekomandoi së bashku me katër ministra të tjerë dhe se vendimin e mori qeveria.

Rasti i 53-milionëshit lidhur me autostradën “Arbën Xhaferi” është një projekt nacional që ka filluar shumë vite më parë me krijimin e kontratës bazë mes qeverisë së Kosovës dhe kompanisë së njohur “Bechtel & Enka”. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një kontratë kapitale e cila është firmosur prej 700 milionë Euro, fillimisht 600 milionë dhe pastaj shkoi 700 milionë Euro.

Është një kontratë që është firmosur nga paraardhësit e klientit tim, nga qeveritë e kaluara dhe që nga fillimi i kësaj në 2014 është karakterizuar me implikime buxhetor, vonesa, mungesë të fondeve për ta suportuar deri në fund.

Pasi klienti tim, Pal Lekaj ka pranuar detyrën e tij gjatë 2018 ka qenë e nevojshme, për shkak të problemeve që kanë lindur dhe janë trashëguar nga qeveritë e kaluara, që operatorit t’i bëhet një pagesë shtesë, por gjithsesi me bazë kontraktuale.

Unë e kam cilësuar si “53 milionëshi” i famshëm për shkak të mungesës së informacionit që ka publiku. Kostoja totale është 700 milionë Euro dhe 53 milionë Euro është pagesa e fundit që është bërë për “Bechtel & Enka”.

Dhe për rastin konkret është karakterizuar me një tryesni të madhe të publikut dhe shënjestrim të klientit tim duke i sjellë para përgjegjësisë penale.

Në këtë çështje penale kanë ekzistuar përveç bujës së madhe kanë munguar faktet. Kemi mungesë të provave elementare. Kjo kontratë është nënshkruar shumë vite përpara se klienti im të marrë detyrën.

Është kontartë me implikime të mëdha buxhetore nga qeveria në qeveri dhe mungesë të vendimmarrjes nga qeveritë e kaluara për t’i dhënë epilog dhe është arritur deri në një situatë që si pasojë e papërgjegjshmërisë së kaluara.

“Bechtel & Enka” kërkoi që në emër të mbylljes së projektit të kërkojë një kosto prej 50 milionë dhe ajo kosto është ekzekutuar, por jo me vendimin e klientit tim, por që nga shkalla e parë janë injoruar.

Klienti im ka qenë vetëm rekomandues, komiteti përbëhej nga pesë ministra, që kanë rekomanduar për qeverinë që ta marrë në shqyrtim kërkesën e “Bechtel & Enka”. Pra me karakter propozues.

Qeveria e Kosovës në mbledhje të hapur e shqyrton dhe në qershor të vitit 2018 me vota unanime, pa vërejtje, japin votën pro që të ekzekutohet transaksioni.

Prandaj është një shënjestrim i padrejtë, një procedurë me shumë mangësi dhe kemi arritur në këtë vendim të shkallës së parë. Ne do ta apelojmë, kemi fakte dhe prova të mjaftueshme dhe kemi besim se do të ndryshojë në shkallën e dytë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit