Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar pasi Rusia mbrëmë vonë nisi t’i fusë forcat e saj në Donetsk dhe Luhansk, dy rajonet në Ukrainën lindore, të cilat paraprakisht presidenti rus Vladimir Putin i njohu si të pavarura.
MPJ thotë se Kosova qëndron me Ukrainën, ndërsa thekson se bota duhet t’i përgjigjet Putinit me vendosmëri.
“Kosova qëndron me Ukrainën kundër agresionit të drejtpërdrejtë të Rusisë. Putini po bën edhe një herë luftë kundër një demokracie paqësore. Ai ka bërë luftëra hibride kundër demokracive në gjithë Evropën për shumë vjet. Bota e lirë duhet t’i përgjigjet me vendosmëri Putinit dhe përfaqësuesve të tij”, thuhet në reagim.