Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dëshmuar sot në komisionin hetimor për inceneratorët në Kuvendin e Shqipërisë. Më pas do të jetë sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi, ish-ministri Damian Gjiknuri dhe në fund deputeti i PS, Alqi Bllako, i akuzuar nga Partia Demokratike si i implikuar në aferën e inceneratorëve.
Debati në komision
Jorida Tabaku: I njihni Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugalljan?
Erion Veliaj: I kam parë në foto me Gert Boganin, që ka qenë drejtues me marrëdhëniet me jashtë në PD.
Jorida Tabaku: Nuk keni bërë asnjë udhëtim?
Erion Veliaj: Asnjë udhëtim, por jam informuar që udhëtimin e tyre në Zimbabve me zyrtar të PD-së.
Jorida Tabaku: Nuk keni kryer asnjë takim, asnjë bisedë?
Erion Veliaj: I njoh përmes lajmeve nga drejtuesit e PD-së në Zimbabve dhe nëse kjo quhet njohje, i njoh në këtë mënyrë.
Jorida Tabaku: Kontrata në Zimbabve nuk është objekt i këtij komisioni. Ju jeni shprehur pro kërkesës së Alqi Bllakos, kush jua autorizon?
Erion Veliaj: Më autorizon ligji i qeverisë Berisha për menaxhimin e mbetjeve dhe parashikon se “kryetari i bashkisë është përgjegjës për mbetjet”. Zbatova ligjin që shumica juaj miratoi në parlament dhe në zbatim të këtij ligji jam përgjigjur në emër të bashkisë së Tiranës.
/5pyetjet.al