Më shumë se 10,000 ushtarë kanë hyrë brenda natës në zonat e pushtuara nga separatistët, tha një burim i inteligjencës ushtarake ukrainase për Daily Mail.
Rreth 6,000 trupa janë dërguar në Donetsk, 5,000 në Luhansk dhe 1,500 në Horlivka.
“Është e vështirë të besohet se [Putin] mund të kishte lëvizur kaq shpejt, por ai kishte një kohë të gjatë për t’u përgatitur”, tha burimi.
Ndërkohë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se urdhri i Putinit për të njohur Donetsk dhe Luhansk si të pavarura shtrihet në të gjitha provincat, jo vetëm zonat e pushtuara aktualisht nga rebelët, duke rritur mundësinë që ai do të nisë një kapje toke dhe për të ndezur një konfrontim të drejtpërdrejtë me trupat ukrainase të gërmuara në llogore atje.
Ndërsa trupat ruse u futën brenda, luftimet në rajon u përshkallëzuan, me predha që goditën një termocentral në anën ukrainase të linjës të martën në mëngjes, pasi shpërthimet vranë dy nga burrat e Kievit dhe plagosën 12 gjatë natës.
“Po zgjohemi për një ditë shumë të errët në Evropë”, tha të martën herët, sekretari i shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Sajid Javid. “Ne kemi parë që Putini ka njohur rajonet lindore të shkëputura në Ukrainë dhe nga raportet tashmë mund të themi se ai ka dërguar tanke dhe trupa. Nga kjo mund të konkludoni se pushtimi i Ukrainës ka filluar”.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson gjatë një fjalimi sot, njoftoi vendosjen e sanksioneve ndaj 5 bankave ruse.



Uploading…
/5pyetjet.al