-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Objekti i Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e Ukrainës

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sonte objekti i qeverisë së Kosovës është ndriçuar me flamurin e Ukrainës në shenjë solidariteti me shtetin territori i të cilit është pushtuar pjesërisht nga Rusia.

Kurti thotë se këto janë kohë kritike për popullin ukrainas dhe se pavarësisht sa të errëta janë kohët apo sa e vështirë është lufta, historia favorizon të drejtët.

“Pavarësisht se sa të errëta janë kohët apo sa e vështirë të jetë lufta, historia favorizon të drejtët”, shkroi ai në Twitter.

“Në këtë kohë kritike për popullin ukrainas, ne ndezëm ndërtesën e qeverisë për të treguar solidaritetin e popullit të Kosovës me popullin e Ukrainës”, përfundoi ai.

Ndryshe, të hënën mbrëma Rusia njohu pavarësinë e Luhanskut dhe Donetskut që janë pjesë e Ukrainës dhe kontrollohen vetëm pjesërisht nga forcat pro-ruse. Kjo lëvizje vjen disa vite pasi Rusia pushtoi Krimenë. BE dhe SHBA-ja kanë paralajmëruar sanksione ndaj këtyre shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit