Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot me një takim me banorët e Durrësit për të folur mbi Këshillim Kombëtar, por ai nuk harroi të ironizonte situatën e PD-së.
Duke thumbuar Bashën dhe Berishën, Rama u bën thirrje qytetarëve të votojnë kandidaten e PS Emirjana Sako për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
“Deri dje ai ishte Luli babës vet, sot është Lul brava. Kaq mbaroi filmi. Që këtu ka mbaruar për mua. Të jesh në Durrës dhe të kesh mundësi të zgjedhësh midis tre vetave ku dy janë burra, patjetër që po t’i kesh mend në vend do zgjedhësh një grua. Për çfarë, që të dëgjosh nesër kush është dryni e kush është brava. Ata t’i zgjedhin vetë problemet e tyre, por me Durrësin s’kanë pse të ngatërrohen. Këtë ia them dhe atyre që nuk votojnë për mua. Këtu është një votë shumë e thjeshtë, dy burra që këtu a kanë qenë po të ishin aq të zot do kishin shkëlqyer, dhe një grua që ka pasur kohën ta tregojë që është një person që e meriton mbështetjen e qytetarëve të këtij qyteti se kur ra tërmeti shkoi shtëpi më shtëpi. Po punojmë për një projekt të madh për të gjithë pjesën e plazhit të Durrësit që të bëjmë një transformim të madh. Kemi filluar me rrugët nëpër lagje, ”, u shpreh Rama.