Sali Berisha, lideri i Partisë Demokratike, mbajti një fjalim të ashpër para Kryeministrisë, ku u shpreh me tone të forta kundër qeverisjes së Edi Ramës.
Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se qëllimi i tij dhe i partisë së tij është të çlirojnë Shqipërinë nga një regjim që sipas tij është bërë më i rrezikshëm dhe më i dëmshëm për qytetarët shqiptarë.
Ai e cilësoi Edi Ramën si një njeri që është tërësisht i lidhur me krimin dhe ka përdorur çdo mundësi për të shpëtuar veten, ndërkohë që shqiptarët po përballen me varfëri në rritje dhe pasiguri të mëdha.









