-sidi education-spot_img
37.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Organizimi është kryefjalë e PD-së për të ardhmen

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi këtë të hënë kryetarët e degëve të PD-së në një takim të rëndësishëm, ku diskutuan për sfidat dhe përpjekjet për riorganizimin e partisë. Berisha theksoi se organizimi i brendshëm është kyç për forcimin e PD-së dhe suksesin në betejat politike të ardhshme.

Ai u shpreh se kjo është një detyrë e domosdoshme, duke shtuar se partia duhet të angazhohet më shumë për t’u riorganizuar dhe ristrukturuar në çdo nivel.

“Për të gjithë ju dhe ne, kryefjala e të gjithave është organizim, organizim, organizim. Ne jemi parti e madhe, ata që e venë në dyshim këtë gabojnë. Jemi parti e madhe. Kemi patur një problem. Ne nuk jemi marrë me shkallën e duhur me organizimin. Ne nuk jemi ata që jemi përkushtuar në shkallën e duhur energjitë për qëllimin tonë. Sot, dhe çdo ditë, kryetarët anëtarët e kryesive, drejtuesit e qarqeve, kanë detyrën organizimin, riorganizimin e kësaj partie, nga seksionet. Edhe kjo është e domosdoshme në situatën e krijuar.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit