-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Reforma ka nxjerë nga sistemi i drejtësisë një llum shumë të madh

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama, në takimin që zhvilloi sot në qytetin e Durrësit  përvec pikave qe përmban Këshilli Kombëtar dhe marrjes pjesë nesër për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për Inceneratorët u ndal dhe te reforma për drejtësi.

Ai u ndal te një nga pyetjet që përmban programi i Këshillimit Kombëtar në lidhje me miratimin e ligjit që pezullon gjyqtarët që kanë marrë vendime gjatë kohës që janë në pritje të vettingut.

“Në vendin tonë nuk ka pasur kurrë drejtësi, Në komunizëm kishte një sistem drejtësie me kokë poshtë. Ndërsa në sistemet e drejtësisë perëndimore ka pasur gjykata që jepnin drejtësi kur ne nuk kemi pasur shtet fare.Kjo do të kërkojë kohën e vetë, nuk bëhet sepse dua unë, por kjo kërkon kohën e vetë, vettingu po bën një punë që nuk u bë kurrë më parë duke nxjerrë nga sistemi një llum shumë të madh.

Nuk është perfekt, me siguri bëhen gabime por ka nxjerr nga sistemi i drejtësisë një llum shumë të madh. Kush ka bërë krime e di vetë shumë mirë, kush ka marrë para për e di që do iki vetë shumë mirë dhe nuk pret vetingun, por deri në momentin që të dal në vetting, “kap ç’a të kapësh”. Të gjithë jemi dëshmitarë të vendimeve që e kanë cënuar besimin te drejtësia. Ajo që ne kemi shkruar këtu, çështja është e thjeshtë, jo që të përjashtohen pa u hetuar, çështja është që deri në momentin që do të hetohen të mos ushtrojnë dot detyrën dhe të pezullohen nga të njëjtat institucione.

Por në momentin që t’i në sallë liron vrasësin e një polici, atëherë t’i nuk mund të vazhdosh të gjykosh, pa u pezulluar deri sa të sqarohet pse e bërë këtë gjë”, tha Rama.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit