Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, kanë finalizuar ditën e sotme operacionin policor të koduar “Cryptocurrency”.
Gjatë këtij operacioni u arrestua në flagrance 28-vjeçari, S.E banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë në banesën e tij kanë gjetur pajisje për prodhimin e kriptmonedhave dixhitale, sekuestruan një sasi lënde të dyshuar te llojit cannabis sativa, municion luftarak, një apparat cellular, 191,700 lekë të reja dhe 90 euro.
/5pyetjet.al