Kryeministri Edi Rama u shpreh edhe njëherë sot se nuk ka asnjë lidhje me Lefter Kokën duke hequr përgjegjësinë. “Lerë tjetrin, është atje, për t’u përgjigjur përpara drejtësisë.
Do të përgjigjet nëse i ka bërë ato gjëra do të marrë dënimin, as e mbron njeri, as s’i del njeri për zot, unë nuk kam lidhje, as di gjë fare, se nuk kam pasur se cfarë të di, se jeta ime, puna ime, pasioni im, nuk kanë lidhje me paranë.
Dhe unë, për mua paraja, e popullit shqiptar, e çdokujt janë pa lidhje me mua” tha ai. Gjatë debatit, kreu i qeverisë ia arriti që të përplasë demokratët duke bërë diversion mes grupit të Berishës dhe Bashës.
Debati
Jorida Tabaku: Komiteti i MSA-së është në sallën ngjitur, ulni tonet jute lutem
Edi Rama: Amerikanët janë? Meqë në emër të Amerikës ju kemi ju që na flisni?
Jorida Tabaku: Ju lutem, ju lutem, amerikanët besoj se e dini vetë ku janë
Edi Rama: Ata të jenë me shëndet, ne kemi punën tonë, ata punët e vet, si thoshte Loro Boriçi, shiu ka punën e vet, ne punën tonë
Jorida Tabaku: Ulni pak zërin, patjetër.
Edi Rama: Zonja kryetare, mes meje dhe Foltores mos ndërhyni
Jorida Tabaku: Zoti Rama jam e sigurt që koordinoheni vetë
Belind Këlliçi: Zoti kryeministër rrimë bashkë, cik tek këto milionat e eurove të qytetarëve të Tiranës
Jorida Tabaku: Bashkë jeni, bashkë
Belind Këlliçi: Joridë, mos ashtu, mos filloj unë…
Edi Rama: Jorida mos u bëj xheloze
/5pyetjet.al