Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se me Lefter Kokën, ish-ministrin e Mjedisit të qeverisë së tij që sot është burg ka punuar shkëlqyeshëm për cështjen e inceneratorëve, por theksoi se nëse ka gabuar dhe ka punuar pas shpinës së qeverisë duhet ta paguajë.
“Unë kam punuar shkëlqyeshëm me Lefter Kokën, por nëse jashtë kësaj marrëdhënie pune që kurrë nuk kemi folur jep dhe merr…është diçka individuale.
Sot kemi një ministër të dënuar dhe një të arrestuar, të dy nga kjo shumicë në një vend që para shumë pak vitesh, prokurores së përgjithshme i thuhej lavire dhe urdhrave të saj i thuhej mos zbatoheshin.
Lavire, prokurores së përgjithshme i ka thënë kryetari yt, ai legjendari që ju i keni kthyer krahun se jeni me Amerikën.
Kur më kujtohet që sot i keni kthyer kurrizin atij burrit, sesi më duket. Kurrë mos ardhtë dita që ju të shkoni aty ku është Lefter Koka, por ai ka nënë dhe familje.
Një njeri që është në atë hall le ta paguajë, por ju nuk mund ta merrni në gojë, këtë e bënin vetëm prokurorët e asaj kohës tjetër. Këto i bënin prokurorët e kohës tjetër, që “dëgjo këtu, ti Kadri, aty do të përfundosh” tha ai.
/5pyetjet.al