-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas 10 orëve në Hetimor, Rama: Kush ka sy le të shohë, kush ka veshë le të dëgjojë

Kryesoret

Kryeministri Rama foli jashtë Kryesisë së Kuvendit aty ku dëshmoi 10 orë në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

“A ia arrita unë qëllimit në komision, do ta vendosin qytetarët. Populli kur flet, flet me votë. Pjesa tjetër besoj që ishte një maratonë që vlejti, u dëgjuam të gjithë, u dëgjuan të gjitha ato që kishim për të thënë. Kush ka sy le të shohë, kush ka veshë le të dëgjojë, kush do le të kuptojë, kush nuk do, nuk do, nuk ke se çfarë bën”.

Në fjalën e tij më tej, Rama paralajmëroi një padi për shpifje ndaj Jorida Tabakut, kryetare e Komisionit Hetimor për inceneratorët.

A do kërkosh asistencë me ish-ministrin Koka?

Rama: Më gjithë respektin, për këto pyetje bëni mirë që të mendohuni dy herë dhe mos imitoni shembujt më të këqij që i kishit sot para syve. Mua më citoni drejt dhe ironitë dhe këto mbeturinat e zhargonit politik mos i sillni këtu.

Si ndiheni që ktheheni për të dëshmuar pas 21 vitesh?

Rama: Është fatkeqësi që na kaq shumë vite këta janë po ata.

Do ngrini padi për akuzat e Luciano Bocit?

Rama: Do presim dhe çështjen e grupit të strukturuar do ta trajtojmë në gjykatë dhe për fat të keq e kemi bërë gjykatën vend ku takohemi me zonjën Tabaku. Do më duhet ta bëj prapë dhe më vjen keq. Kur të mbarojë hetimi i SPAK-ut do shkojmë në gjykatë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit