Në komisionin hetimor të mbledhur sot për të pyetur Edi Ramën nuk kishte vetëm debate, por edhe ironi. Kryeministri ka bërë ironi me deputetin demokrat, Lefter Gështenjën, teksa dëshmonte për inceneratorët në Komisionin Hetimor.
Jorida Tabaku e pyeti Ramën për 100 milionë euroshin financuar nga buxheti i shtetit për inceneratorët, deputeti i PD-së, Lefter Gështenja ndërhyri dhe Rama u kthye me ironi: “Si jeni z.Gështenja, më lejo të thyej këto arrat e mia njëherë”.
“Nuk më duket normale që kryeministri vjen e merret me secilin” tha Tabaku. “Ai po qesh mo, ju duket normale që kur dëshmitari flet, t’i flasin nga salla” tha më tej.
/5pyetjet.al