Një pyetje nga gazetarët jashtë kryesisë së Kuvendit ka bërë që kryeministri Rama të reagonte ndaj tyre, duke kërkuar që të bëjnë kujdes kur bëjnë pyetje.
Në fjalën e tij më tej, Rama paralajmëroi një padi për shpifje ndaj Jorida Tabakut, kryetare e Komisionit Hetimor për inceneratorët.
A do kërkosh asistencë me ish-ministrin Koka?
Rama: Më gjithë respektin, për këto pyetje bëni mirë që të mendohuni dy herë dhe mos imitoni shembujt më të këqij që i kishit sot para syve. Mua më citoni drejt dhe ironitë dhe këto mbeturinat e zhargonit politik mos i sillni këtu.
Si ndiheni që ktheheni për të dëshmuar pas 21 vitesh?
Rama: Është fatkeqësi që na kaq shumë vite këta janë po ata.
Do ngrini padi për akuzat e Luciano Bocit?
Rama: Do presim dhe çështjen e grupit të strukturuar do ta trajtojmë në gjykatë dhe për fat të keq e kemi bërë gjykatën vend ku takohemi me zonjën Tabaku. Do më duhet ta bëj prapë dhe më vjen keq. Kur të mbarojë hetimi i SPAK-ut do shkojmë në gjykatë.