-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA shkatërron Rusinë me sanksione, Biden i jep goditjen e radhës Putin

Kryesoret

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme ku i drejtohet kombit amerikan pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Ai e nisi fjalën e tij duke thënë se ushtria ruse ka nisur një sulm brutal mbi Ukrainën pa asnjë provokim. “Ky është një sulm i planifikuar prej muajsh”, tha ai.

“Putin zhvendosi 175 mijë trupa dhe pajisje ushtarake në kufijtë e Ukrainës dhe solli furnizime me gjak dhe ndërtoi spitale në terren. Kjo tregon për qëllimet e tij gjatë gjithë kohës. Putini hodhi poshtë të gjitha përpjekjet për dialog që Perëndimi ofroi për të shmangur konfliktet.

Sulmi ndodhi ashtu siç ishte parashikuar nga SHBA, me pretendime të pabaza dhe përpjekje për provokim nga Moska. Rusia organizoi operacione pa flamurin e saj, gjë që rezulton në shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar”, tha Biden.

Më tej, ai foli për sanksionet e ashpra për të pasur një ndikim sa më afatgjatë në Rusi dhe për të minimizuar ndikimin e tyre ndaj SHBA dhe aleatëve. Biden thekson se ka rënë dakord me liderët e G7-ës që ata do të kufizojnë Rusinë për të bërë biznes në dollarë, euro, paund apo jen.

Biden tha më tej, se SHBA do të pengojë Rusinë për të financuar dhe zhvilluar ushtrinë e saj. Ai thekson se sanksionet do ta dëmtojnë Rusinë për të konkurruar në ekonominë e teknologjisë së lartë të shekullit të 21-të.

“Kemi sanksionuar bankat ruse, të cilat së bashku kanë një trilionë dollarë aktive. Ne kemi bllokuar një nga bankat më të mëdha të Rusisë, e cila mban një të tretën buxhetit aktiv të bankave të vendit”, tha Biden.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit