Takimi i “G7” ka përfunduar pas vetëm më shumë se një ore, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë. Në qendër të diskutimit ishte sulmi rus kundër Ukrainës dhe sanksionet kundër Moskës.
Udhëheqësit e “G7” pasi dënuan sulmin deklaruan njëzëri se presidenti rus Vladimir Putin ka “rifutur luftën në kontinentin evropian”. “Ai e ka vënë veten në anën e gabuar të historisë”, shkruan udhëheqësit.
“Ne dënojmë Presidentin Putin për refuzimin e tij të vazhdueshëm për t’u përfshirë në një proces diplomatik për të adresuar çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë evropiane, pavarësisht ofertave tona të përsëritura”, thuhet në deklaratë.
“Ne qëndrojmë të bashkuar me partnerët, duke përfshirë NATO-n, BE-në dhe vendet e tyre anëtare, si dhe Ukrainën dhe mbetemi të vendosur për të bërë atë që është e nevojshme për të ruajtur integritetin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.”
Pjesëmarrësit e takimit, sipas Shtëpisë së Bardhë, ishin:
Presidenti i SHBA Joe Biden
Kancelari gjerman Olaf Scholz i Gjermanisë
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau
Presidenti Emmanuel Macron i Francës
Kryeministri i Italisë Mario Draghi
Kryeministrja e Japonisë, Kishida Fumio
Kryeministri Boris Johnson i Mbretërisë së Bashkuar
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg
/5pyetjet.al