Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar mes forcave ruse dhe atyre ukrainase në qytetin port të Mariupol. Lajmin e ka bërë të ditur një burim diplomatik për agjencinë e lajmeve Reuters.
Mariupoli është një nga portet më të mëdha të Ukrainës në Detin Azov. Ai ndodhet në vijën e frontit të separatistëve të mbështetur nga Rusia në rajonin e Donetskut, të cilin Vladimir Putin e ka njohur si shtet të pavarur.
Marrja e Mariupolit do ta ndihmonte Rusinë të siguronte një rrugë të drejtpërdrejtë tokësore për në Krime, gadishullin ukrainas të aneksuar nga Moska në vitin 2014.