Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, i cili është në burg në Moskë, ka akuzuar Vladimir Putin se po përdor pushtimin e Ukrainës për të mbuluar korrupsionin brenda Rusisë.
Navalny ka thënë se sulmi do të sjellë një numër të madh viktimash, një të ardhme të shkatërruar dhe varfëri për qytetarët rusë.
“Kjo luftë midis Rusisë dhe Ukrainës u nis për të mbuluar vjedhjet nga qytetarët rusë dhe për të larguar vëmendjen e tyre nga problemet që ekzistojnë brenda vendit”, mësohet të ketë thënë ai, raporton BBC.
Alexei Navalny ndodhet në burg prej më shumë se një viti pasi akuzohet për mashtrim, pasi i mbijetoi një helmimi, për të cilin ai dhe Perëndimi akuzojnë Kremlinin.