Deputetja socialiste, Mimi Kodheli, e cila është edhe zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) ka dënuar sulmin e Rusisë kundër Ukrainës.
“Kam ardhur mbrëmë nga mbledhja e Asamblesë Parlamentare të NATO ku është diskutuar ekskluzivisht për situatën e rëndë dhe pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Shteti shqiptar ka shumë mekanizma duke nisur nga presidenti që mund të thërrasë këshillin e sigurisë, raportim në parlament të ministrave të Mbrojtjes të Jashtëm po të doni edhe timin e ka dhe të drejtën të bëjë rezoluta sidomos për një situatë shumë të nderë dhe shqetësuese si është kjo.
Shqipëria është vend i NATO dhe parlamenti mund të përdorë gjithë mekanizmat për të bërë të qartë mbështetjen e Ukrainës dhe si e dënojmë qëndrimin e Rusisë” tha ajo.
/5pyetjet.al