Forcat ushtarake ruse që hynë në Ukrainë në orët e fundit nga Bjellorusia do të synojnë drejtpërdrejt kryeqytetin Kiev. Ministria britanike e Mbrojtjes e pretendon këtë në bazë të raporteve nga inteligjenca e saj ushtarake.
Sipas të njëjtit burim, megjithatë, ka përplasje të ashpra me forcat ukrainase, të dëshmuara veçanërisht për mbrojtjen e qyteteve të mëdha, me “humbje të rënda”.
“G7” i kërkoi Rusisë një de-përshkallëzimi, të tërheqë menjëherë forcat e saj nga Ukraina dhe të ndalojë gjakderdhjen.
Presidenti rus Vladimir Putin u bëri thirrje forcave ukrainase që të dorëzojnë armët e tyre dhe të “shkojnë në shtëpi”. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden akuzon se “Putin dëshiron t’i “pres kokën” qeverisë në Kiev”.
/5pyetjet.al