Në Ukrainë ka nisur prej mëngjesit sulmi rus në shkallë të gjerë. Deri tani janë mbi 7 viktima, shumë të plagosur dhe të zhdukur. Mediat kanë arritur të kapin momentin kur aeroporti i një qyteti ukrainas sulmohet me predha.
Predhat ruse bombarduan aeroportin e qytetit Ivano-Frankivsk, që ndodhet vetëm 150 kilometra larg Polonisë dhe Rumanisë. Në rrjetet sociale po postohen vazhdimisht foto dhe video të pasojave të pushtimit rus të Ukrainës.
Sipas Moskës, po shenjëstrohen vetëm bazat ushtarake dhe nuk ka viktima civile, por Kievi pretendon të kundërtën. Por sulmet nuk kanë kursyer civilët e pafajshëm.
/5pyetjet.al