Ministria ruse e Mbrojtjes njofton se forcat e saj kanë marrë kontrollin e aeroportit kyç “Hostomel” pranë Kievit, raporton agjencia e lajmeve “Interfax”.
Moska thotë se 200 helikopterë rusë janë përdorur për ta marrë nën kontroll. Gjithashtu Kremlini akuzon se Kievi është “i bllokuar nga Perëndimi”.
Presidenti ukrainas i bëri thirrje edhe një herë Putinit. “Do të doja t’i drejtohesha edhe një herë Presidentit të Federatës Ruse.
Tani po lufton në të gjithë Ukrainën. Le të ulemi në tryezën e negociatave për të ndaluar vdekjen e njerëzve” ishte kërkesa e tij.
/5pyetjet.al