Kryetarja e komisionit të Politikës së Jashtme, Mimi Kodheli i bëri thirrje Rusisë që të tërheqë ushtrinë nga Ukraina. Ajo tha gjithashtu se udhëheqësit e Rusisë do të mbajnë përgjegjësi të plotë për pasojat e veprimeve të tyre.
“Shqipëria dënon në termat më të ashpër sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe qeverinë e Bjellorusisë për mundësimin e këtij sulmi. Shqipëria mbështet pa asnjë ekuivok sovranitetin dhe integritetin territorial te Ukrainës.
Me aleatët tanë qëndrojmë përkrah popullit të Ukrainës dhe presidentit të saj legjitim të dalë nga zgjedhjet demokratike, parlamentit e qeverisë së Ukrainës. Mendimet tona ja në me gjithë familjet e viktimave dhe të plagosurve.
Ne i bashkohemi deklaratës së Këshillit të Atlantikut të Veriut që i bën thirrje Rusisë që duhet të ndërpresë menjëherë veprimet e saj ushtarake dhe të tërheqë të gjitha forcat e saj të vendosura brenda dhe rreth Ukrainës të lejojë akses dhe ndihmë të sigurt e të papenguar humanitare për gjithë personat në nevojë.
Dënojmë fuqishëm vendimin e Rusisë dhe i bëjmë thirrje të tërhiqet nga rruga e dhunës dhe agresionit. Udhëheqësit e Rusisë duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë për pasojat e veprimeve të tyre” mbyllet deklarata.
/5pyetjet.al