-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konflikti Rusi-Ukrainë: “Kosova nuk rrezikohet, ka NATO-n”

Kryesoret

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, thotë se sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës ka pak gjasa që ta rrezikojnë Kosovën, pasi aty këtu janë të stacionuara forcat e KFOR-it të mandatuara nga NATO.

Ndërsa thotë se shumë shtete në botë e kanë neglizhuar luftën atje.

Teksa ka folur për luftën në Ukrainë, ai thotë se bota nuk do të jetë më e njëjta siç ka qenë, duke thënë se pasojat e këtij sulmi do t’i vuajë edhe populli rus.

“E dimë që aleati i Rusisë, Serbia i ndjek politikat e ngjashme dhe të njëjta me të Rusisë, por që fuqia e Serbisë në raport me Rusinë është e vogël dhe se shteti Serb ka vazhdimisht pretendime ndaj shteteve fqinje të saj është i rrethuar nga aleanca Veri-Atlantikë. Kur i shtojmë kësaj që në Kosovë janë të stacionuara forcat e KFOR-it të cilat janë të mandatuara nga NATO dhe këshilli i sigurimit me rezolutën 12-44 unë nuk shoh një tërheqje paralele dhe nuk shoh rrezik që Kosova të kanoset nga Serbia pavarësisht asaj që Serbia është një model i keq sepse po të ndërmarrë një sulm të tillë do të përballët me aleancën Veri-atlantike e cila do të shkaktonte pasoja katastrofale për vetë Serbinë”.

“Të gjithë kanë qenë në ankth por se nuk e kanë besuar se do të sulmohet një shtet sovran duke i thyer të gjitha traktatet dhe ligjet nga ana e Rusisë. Duket se bota e neglizhojë sulmin rus të udhëhequr nga Presidenti i saj Putin. Nga sot mendoj se bota nuk do të jetë e njëjtë ashtu siç ishte sepse është sulmuar një vend shumë i madh dhe sovran dhe vetëm një i çmendur si Putin ka mundur ta bëjë. Pasojat do t’i bart jo vetëm populli i Ukrainës nga sulmet e përgjakshme por edhe vet populli rus do ta ndijë në lëkurë sulmin të cilin e ka bërë presidenti Putin”, ka thënë Islami

Islami e sheh si një mundësi të mirë që Kosova pas kësaj krize të jetë anëtare e NATO-s, pasi kjo gjë e bën të pamundur për Serbinë që të sulmojë një vend anëtar të NATO-s.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit