-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: BE e NATO, vigjilencë në Ballkanin Perëndimor

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u ka bërë thirrje NATO-s dhe BE-së për vigjilencë dhe maturi në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kurti ndër tjerash ka thënë se Kosova është për dënimin e agresorit rus.

“Pushtimi rus i Ukrainës është një thirrje zgjimi se rruga e autokracisë është lufta dhe shkatërrimi. Ne mbështesim plotësisht NATO-n dhe BE-në në dënimin e agresionit të Rusisë dhe bëjmë thirrje për vigjilencë dhe maturi në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkroi Kurti në “Twitter”.

Ai shtoi se Kosova lutet për njerëzit e Ukrainës në këtë kohë të vështirë.

“Sytë, veshët, mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit e Ukrainës”, shtoi kryeministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit