Ndodhi ajo që pritej. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nuk iu bashkua SHBA-BE-së për t’i vendosur sanksione Rusisë.
Ai tha se Serbia tani për tani nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë.
“Serbia do të udhëzohet nga mbrojtja e interesave të saj mbi Rusinë, nuk është jetësore për Serbinë të vendosur sanksione ndaj dikujt” tha ai.
Serbia nuk e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës. Përveç vendeve të Bashkimit Evropian, të njëjtën gjë e bënë edhe shumica e liderëve të Ballkanit Perëndimor.
/5pyetjet.al