Ushtria ruse thuajse ka pushtuar Kievin, ndërsa Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës u ka bërë thirrje të gjithë civilëve që t’i bashkohen ushtrisë pavarësisht moshës.
“Sot Ukraina ka nevojë për çdo gjë. Të gjitha procedurat për bashkimin në ushtri janë thjeshtësuar. Merrni vetëm pasaportën dhe numrin e identifikimit. Nuk ka kufizime në moshë”, thuhet në postimin në Twitter.
✅Офіційна заява Командувача Сил ТрО Юрія Галушкіна:
— Defence of Ukraine (@DefenceU) February 25, 2022
‼️Сьогодні Україні потрібні всі. Всі процедури приєднання до ТрО спрощені. З собою мати лише паспорт та ідентифікаційний код. Вікових обмежень немає.
Якщо у вас на місцях будуть проблеми, посилайтесь на цю офіційну заяву.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se trupat ruse ndodhen në Kiev, vetëm 9 kilometra larg Parlamentit, pra qendrës së kryeqytetit, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që të mos dalin nga banesat.
Inteligjenca amerikane shkruan se 10,000 parashutistë rusë dyshohet se do të zbarkojnë në një prej aeroporteve të Ukrainës, për të zbatuar në terren më pas planin që është kapja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe qeverinë e tij.
/5pyetjet.al