Rusia është nga Këshilli i Evropës. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio.
“Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, ku Italia mban presidencën, ka marrë vendimin për të pezulluar Federatën Ruse nga anëtarësimi i saj”, tha Di Maio në një deklaratë.
“Italia e konsideron këtë si një masë të nevojshme në dritën e agresionit ushtarak të papranueshëm të Rusisë kundër Ukrainës, i cili përbën një shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar”, shtoi ai.
Këshilli i Evropës u formua pas Luftës së Dytë Botërore për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në të gjithë kontinentin.
/5pyetjet.al