Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një takim me gazetarët në Shkodër. Ku foli për zgjedhjet e 6 marsit, si dhe zhvillimet e luftës Rusi-Ukrainë.
Pyetur nga gazetarët se a do njihet rezultati i 6 marsit?
Ai u përgjigj, “Në rast se Edi Rama dhunon zgjedhjet do të përballet edhe më shumë revolucionin tonë demokratik. Unë nuk i kam kundërshtuar kurrë rezultatet që dalin nga vota e lirë. Në vitin 2001, raporti i ODHIR u përmbys me dokumentet që paraqitëm ne. “Shtëpia e lirisë” është aleancë elektorale. Por edhe po të mos ishte kjo ne në koalicion do të ishim dhe unë dua t’ju siguroj se sapo të përfundonim problemet e ristrukturimit do të kalonim në zgjerimin e frontit me forca të tjera që duan të qëndrojnë si opozitë e vërtetë. Ky front me këtë emër është elektoral por pa zgjedhjeve do të jetë edhe më i gjerë.”
A foli gjithashtu për mundësinë e një koalicioni të tretë, ku theksoi faktin se nuk mund të imagjinohet që “Shtëpia e Lirisë”, të dal e treta.
“Sa i përket buxhetit ka një fond transparent me shpenzime modeste që do të jetë i hapur për t’u kontrolluar nga kushdo me transparence të plotë. Nuk kemi marrëveshje financiare si koalicion. Secili e bën fushatën vetë. Nuk ka bashkërendim financiar”, tha ish-kryeministri.
Ndërsa u ndal në zhvillimet e fundit të luftës Berisha u shpreh,se Kosova është e mbrojtur nga NATO. Nuk është territor i NATOS, por është e mbrojtur nga ajo.
“Nuk parashikojmë që Serbia mund të ndërmarre një aventurë të tillë, e cila do i kushtonte më shumë se çdo gjë tjetër”.
Më pas u ndal të arsyet që sollën degradimin e qeverisë gjatë 30 viteve, ku sipas tij faktor kryesor është narko-shteti, dhe blerja e votes./5pyetje.al